Abdixhiku takon Emisarin gjerman Sarrazin: LDK-ja është e përkushtuar për partneritin Kosovë-Gjermani

Prishtinë | 13 Maj 2022 | 17:20 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka takuar Emisarin gjerman Manuel Sarrazin raporton Gazeta Express.

Abdixhiku ka postuar një fotografi me Emisarin Sarrazin, ku ka thënë se LDK është e përkushtuar për partneritetin historik mes Kosovës dhe Gjermanisë.

“Sot pata kënaqësinë të zhvilloj një takim dreke me të dërguarin special të Qeverisë Federale të Gjermanisë për vendet e Ballkanit Perëndimor, z. Manuel Sarrazin. Mbështetja e Gjermanisë dhe Qeverisë së Kancelarit Scholz ndaj Kosovës, është jetike në proceset tona përpara. LDK mbetet e përkushtuar ndaj partneritetit tashmë historik mes dy vendeve. Lëvizja e lirë, anëtarësimi në organizata ndërkombëtare e vet procesi i dialogut, kanë për garancë një relacion të tillë”, ka shkruar Abdixhiku.

Emisari Special i Kancelarit Scholz, Manuel Sarrazin, po qëndron në Kosovë, dhe do të pritet në takim edhe nga kryediplomatja Donika Gërvalla.

Të ngjashme