Abdixhiku: Tash qytetarët ta dëgjojnë nga Kurti a po e legalizon Serbia ndikimin në Kosovë

Prishtinë | 21 Qer 2022 | 17:10 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka reaguar pas nënshkrimit të marrëveshjes mes Kosovës e Serbisë për faturimin e energjisë elektrike në katër komunat veriore.

Në Facebook, ai ka shkruar se kryeministri Kurti marrëveshjet e arritura në vitin 2013 dhe 2015 i kishte cilësuar si marrëveshje që legalizojnë ndikimin e Serbisë në Kosovë.

Si pasojë e kësaj, Abdixhiku tha se sot qytetarët e Kosovës duhet ta dëgjojnë nga Kurti se a do ta legalizojnë këto marrëveshje ndikimin e Serbisë në Kosovë, pasi u pranuan pa asnjë ndryshim e u proklamuan me plot meritë.

Sipas udhërrëfyesit për të cilin Kosova dhe Serbia u dakorduan të martën në Bruksel, kjo kompani parashihet ta nënshkruajë një marrëveshje tregtare me KEDS-in që parasheh shërbimet e distribuimit (faturimin, inkasimin, mirëmbajtjen dhe kyçjen e konsumatorëve të rinj) në katër komunat me shumicë serbe në veri. Kjo, parashihet të ndodhë 10 ditë pas licencimit.

Të ngjashme