Abdixhiku: Të nisim një fushatë lobuese për të siguruar njohjen nga 5 shtetet mosnjohëse, Serbia e vetme përkrah Rusisë

Prishtinë | 03 Mar 2022 | 11:23 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka thënë se me këtë rezolutë Kosova e rreshton veten krahas demokracive të mëdha, raporton Ekonomia Online.

Ai ka thënë se Kosova duhet të shkojë një hap me tej për t’i ndihmuar Ukrainës.

“Ukraina është në ditën e tetë të agresionit rus. Në ditën e tetë të tronditje botërore, ukrainasit po mbrojnë jo vetëm themelet e një shteti por po mbrohen vlerat njerëzore”.

 “Me këto vlera është e lidhur edhe Kosova. Ky unifikim demokratik ridizajnoi ekonominë dhe forcoi BE-në. Kosova natyrshëm u rreshtua me botën demokratike. Ky rreshtim i jep kuptim vendit tonë. Fqinji ynë verior do të mbetet i vetmi në mbështetje të Rusisë. Ky qëndrim nuk është i ri as për Kosovën. Ky fund ka një përfundim anëtarësimin ne NATO. Kosova duhet të shfrytëzojnë këtë momentum gjeopolitik. Le të nisim një fushatë lobuese për të siguruar njohjen nga 5 shtete e më pas edhe në NATO”, tha ai.

Të ngjashme