Abdixhiku thotë se Kurti s’po guxon të marr vendim për referendumin e Serbisë

Prishtinë | 15 Jan 2022 | 15:08 | Nga Fitore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku tha se nuk e kupton pse duhet pasur rezolutë kur Kushtetuta e definon qartë çështjen për referendumin serb.

Sipas tij, kryeministri Albin Kurti nuk po ka guxim të marr vendim për referendumin e Serbisë, raporton Ekonomia Online.

“Mbajtja është çështje e mbyllur para se të nis. Kosova ka arsye të dyfishtë  të ushtrojë këtë referendum. Ne mirëpresim respektimin e Kushtetutës. Nxjerrja e një rezolute mbetet e paqarte”.

“Këtë s’mund ta kuptoj sepse kryeministri ka obligim kushtetues që të zbatojë në plotni gjitha mekanizmat. Edhe sikur të kishte rezolutë që lejon referendumin është Kushtetua që ia ndalon zbatimin e një rekomandimi të tillë”.

“A ka diçka shtesë që Kuvendi duhet të ofrojë si kryeministër që s’mund ta zbatosh rendin Kushtetutës. A të duhen mjete, shpallje të gjendjes se jashtëzakonshme. Çka të shton vlerë rezoluta”.

“Nëse të shton rezoluta dramë, duhet ta kuptosh që prej dallim prej praktikave destruktive në këtë kuvend sa herë Kosova është përballur me Serbinë, LDK refuzon të shkaktojë përçarje”.

Të ngjashme