Abdixhiku: VV ka sjellje konfliktuoze, nuk po e kuptojnë që janë në pushtet

Prishtinë | 06 Maj 2021 | 21:31 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka thënë se Vetëvendosje ende nuk e ka kuptuar që janë në pushtet dhe nuk po arrijnë ta kuptojnë që janë në pushtet.

“Nuk arrijnë ende ta kapërcejnë 14 shkurtin ta kuptojnë që nuk janë opozitë por janë pushtet, pushtet që i ka krejt, i kanë 50 për qind të votave, 50 për qind të deputetëve në parlament. Ata mund të kalojnë ligje të ndërtojnë politika të mira, por sjelljen e kanë më tepër konfliktuoze e shmangie të problemeve, sikur duan të jetojnë në krizë e në përplasje të vazhdueshme. E krizën e vetme që kanë e kanë me pandeminë, dialog. Unë nuk pres që Brenda 45 ditëve të bëhen këto zgjidhje por pres që skena të tregojë shembull, në veçanti liderët politik. Lideri nuk është vetëm për të dhënë zgjidhje të menjëhershme por për të prirë”, tha ai në Klan Kosova

Të ngjashme