Abdullahu: Arrogancë hamshore kundër mediave

Prishtinë | 14 Pri 2022 | 16:15 | Nga Ekonomia Online

Faton Abdullahu përmes një postimi në facebook ka thënë se edhe DASH e ka vërtetuar se ka pasur tentime për frikësim të përfaqësuesve të medieve nga politikanë, persona publikë, biznese dhe grupe fetare.

“Ideja e djeshme opozitare e institucionalizuar sot se, duhet çkapur çdo gjë në këtë shoqëri sepse çdo gjë është e kapur, ka determinuar arrogancë hamshore qeveritare”.

“Ideja e djeshme oozitare se shumica e mediave në Kosovë janë të kapura, mafioze, anti shqiptare etj. determinon sot qasje nga – të papranueshme dhe selektive, deri në antidemokatike dhe kërcënuese, ndaj tyre. Kjo mendësi qeveritare me shumë arrogancë politike është e papranueshme”.

Ai i bën thirrje qeverisë aktuale që të “kthjellen” pasi Kosova ishte dhe është shtet demokratik e se mediat kanë meritë shumë të madhe.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme