Abdullahu: Kurti përpiqet të justifikohet për refuzimin dhe paragjykimin ndaj ShBA-së

Prishtinë | 06 Maj 2020 | 19:29 | Nga Ekonomia Online

Analisti politik, Faton Abdullahu, ka deklaruar se ankesa e Albin Kurtit drejtuar zëvendëspresidentit amerikan të shtetit, Mike Pence, është përpjekje për justifikim ndaj disa çështjeve.

“​Nuk është diçka e re, është vazhdimësi e qasjes që e ka pasur Vetëvendosja dhe Kurti me pakënaqësinë që e bëjnë ShBA si gjeopolitikë për Ballkanin konkretisht edhe për Kosovën”.

“Konsideroj që ka një përpjekje për ta justifikuar mos-hyrjen në dialog, refuzimin dhe paragjykimin që e ka Kurti për ShBA-të dhe kjo është rrjedhojë e saj”.

“Kurti tash ka një segment, pra e fajëson Richard Grenell, gjë që e ka bërë edhe më herët, por më herët e ka bërë më me kutrum, ka përfshirë më shumë, krejt administratën Trump, e tash ndoshta ka informata shtesë, por thelbi konsideroj është që Kurti mundohet që refuzimin që e ka bërë ndaj SHBA-së për ta futur Kosovën në agjendën gjeopolitike të Administratës Trump, ta bëjë përmes këtij justifikimi, pra duke e fajësuar se nuk është e informuar apo se ka një qasje tjetër e ndryshe e jo plotësisht të ShBA-së”.

Analisti Abdullahu foli edhe për çështjen e riaktualizuar të shkëmbimit të territoreve, duke thënë se kjo temë krijon turbulenca.

“Askush nuk e di saktë se çfarë nënkupton shkëmbimi i territoreve, por me ato që e dimë duket se nuk është edhe në favorin tonë dhe krijon turbulenca”.

“Duke e parë këtë qasje, është shumë indikative që Borell e riaktivizon çështjen e shkëmbimit. A e ka bërë në koordinim më Ëashingtonin? Dukjet se jo, sepse kohë më parë Grenell ka thënë se nuk e ka bërë e nuk e ka parë një marrëveshje të tillë”.

“Duhet të shohim se ku qëndron problemi mes Brukselit dhe Washintonit, të mos jemi ne viktimë”.

“Pse kjo bëhet bash tash, dhe pse i pëlqen edhe Vetëvendosjes që kjo të riaktivizohet, sepse ata kanë thënë që ‘ekziston ky rrezik, prandaj ne nuk duam t’i hyjmë këtij muhabeti sepse nuk e kemi votën e qytetarëve për një gjë të tillë’”.

“Ndoshta duhet një lloj marrëveshje Serbi-Kosovë që i duhet politikës euroatlantike, apo administratës Trump që ta shpalosë si një nga fitoret e saj në zgjedhjet e ardhshme atje. Do të duhej të ishim të lumtur që me njëfarë mënyre me një marrëveshje që e bëjmë ne mund ta ndihmojmë administratën e Trump”.

“Është mirë që qeveritarët tanë të jenë të njëzëshëm në këtë raport sepse nuk janë, apo të jenë të sinqertë me qytetarët”, deklaroi Abdullahu

Të ngjashme