Abdullahu: Propozimi i Kurtit për taksën, si ai që kishte bërë Kadri Veseli

Prishtinë | 27 Shk 2020 | 21:15 | Nga Ekonomia Online

Analisti Faton Abdullahu ka thënë se veprimi i Kurtit nuk është në përputhje me kërkesat e amerikanëve.

Abdullahu, në “Dossier D” në RTV Dukagjini ka thënë se Kurti ka lëçitur politikanë e biznesmenë që në të kaluarën kanë importuar produkte nga Serbia.

“Ajo çfarë ka bërë Kurti është në kundërshtim me parimet e tij”, tha ai.

Analisti thotë se presioni i opinionit publik ka qenë i mirëseardhur për Kurtin për të “amortizuar” sulmet eventuale ndaj tij pas heqjes së taksës.

Abdullahu thotë se ajo çfarë bëri Kurti nuk duket të jetë në koordinim me SHBA-në, pasi sipas tij ata kërkuan largimin e taksës menjëherë dhe futja në dialog.

“Kurti premtoi heqjen e taksës nga 15 marsi. Kjo nuk duket të jetë në harmoni me kërkesat e Ambasadorit Grenel për largim të menjëhershëm të taksës”.

Ai thotë se Kurti bëri mirë që mori këtë vendim, por shton dyshimet për veprimet e tija të ardhshme në raport me temat e nxehta.

Të ngjashme