Abdullahu: Qeveria e re do të ballafaqohet me shumë probleme

Prishtinë | 03 Shk 2020 | 09:39 | Nga Ekonomia Online

Deputetët e legjislaturës së shtatë të Kuvendit të Kosovës do të mblidhen sot për të votuar qeverinë e koalicionit Lëvizja Vetëvendosje-Lidhja Demokratike e Kosovës, koalicion ky që u arrit pas katër muaj negociatash.

Analisti Faton Abdullahu, vlerësoi se vonesat e deritashme në krijimin e qeverisë janë të paarsyeshme.

“Sot qeveria do të krijohet. Është mirë që po krijohet qeveria, kjo qeveri do të ballafaqohet me problemi, problemet në Kosovë dhe atë që kanë të bëjnë me Serbinë”, tha ai sot në televizionin publik.

Për mos votimin nga Lista Serbe, analisti Faton Abdullahu, tha se ajo ka qëllim të faktorizohet. 

“Pa Listën Serbe është vështirë të kemi qeveri, pasi që komunitetet janë kategori kushtetuese”, tha ai.

Abdullahu deklaroi se 2/3 e përfaqësuesve të komuniteteve pakicë duhet të votojnë.

“Kanë një taktikë përfaqësuesit e komunitetit serb, që të prolongojnë proceset. Deputetët e komunitetit serbë duhet të jenë pjesë e qeverisë së Kosovës”, tha ai.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme