Abdullahu: Sot duhet të luajmë futboll të rreptë, kështu dëshmojmë që nuk jemi servil

Prishtinë | 17 Nën 2019 | 16:14 | Nga Ekonomia Online

Ka pasur shumë komentuar rreth ngjarjes kryesore që është shënuar sot, mirëpritja ndaj anglezëve dhe lojës në mes të Kosovës dhe Anglisë, janë bërë shumë polemika, disa kanë shkuar aq larg sa e kanë quajtur edhe servilizëm këtë pritje.

Analisti politik, Faton Abdullahu, ka thënë së për t’i bindur të gjithë se kjo nuk është servilizëm ndaj anglezëve sot duhet patjetër të luajmë futboll rreptë, me zemër, por edhe me shumë profesionalizëm.

Abdullahu ka shkruar në Facebook, se si duhet ti bindim të gjithë se nuk jemi servil ndaj anglezëve.

Ai ka thënë se sot  sot duhet patjetër të luajmë futboll rreptë, me zemër, por edhe me shumë profesionalizëm, nëse duhet ti bindim të gjithë se nuk jemi servil ndaj anglezëve, as kombëtares së tyre, por mirënjohës e mikpritës.

“Mënyra më e mirë për t’i bindur të gjithë se nuk jemi servil ndaj anglezëve, as kombëtares së tyre, por mirënjohës e mikpritës, – se nuk jemi inferior ndaj askujt, por nuk i harrojmë të mirat e gjithkujt dhe i shprehim ato pa mendjemadhësi – sot duhet patjetër të luajmë futboll rreptë, me zemër, por edhe me shumë profesionalizëm”. ka shkruar Abdullahu.

Gjithashtu ai thotë se me krenari ta kujtojmë se si ishim e si u organizuam, dhe përjetimet e vuajtjet nga policia të cilët na përjashtonin nga stadiumet. E në emer të kaluarës ne sot duhet t’i bëjmë anglezët në stadiumin Fadil Vokrri të na respektojnë e besa edhe të na e kenë frikën.

“Ne duhet të mos harrojmë kurrë, por ta kujtojmë me krenari se ku ishim në futboll dhe si u organizuam, kur na kishin përjashtuar me polici prej stadiumeve e kishim lujt futboll në livadhe e ledina, kurse sot vetëm pas dy dekadave në fushat e futbollit na respektojnë e besa na e kanë frikën të gjitha ekipet e futbollit. Edhe në emër të krenarisë së atyre kohërave, sot duhet t’i bëjmë anglezët në stadiumin Fadil Vokrri të na respektojnë e besa edhe të na e kenë frikën”, shkruan Abdullahu.

Futbolli ‘servilizmi’ dhe profesionalizmiMënyra më e mirë për t’i bindur të gjithë se nuk jemi servil ndaj anglezëve,…

Gepostet von Faton Abdullahu am Sonntag, 17. November 2019
Fjalë Kryesore:

Të ngjashme