Abdullahu thotë se VV-ja në SHBA do të dërgojë ndonjë majtist: Vlora Çitaku e do shumë Amerikën për ta përfaqësuar Kurtin

Prishtinë | 04 Mar 2020 | 13:29 | Nga Ekonomia Online

Analisti i njohur politik, Faton Abdullahu ka thënë se ambasadorja Vlora Çitaku e do pak si shumë SHBA-në, që ta përfaqësojë Qeverinë Kurti, teksta shton se për këtë pozitë, do të emërohet ndonjë majtist i ri, shkruan Gazeta Metro.

Përmes një shkrrimi në rrjetin social Facebook, Abdullahu thotë se në këtë pozitë do të emërohet ndonjë ‘intelektual’ si Kurti që nuk i buzëqesh shumë Trumpit.

“Prandaj kjo Qeveri, Vlorën do ta zëvendësoj me ndonjë majtist të ri, intelektual që e kupton ‘qeverisjen e sofistikuar’ të Kurtit që nuk i ‘buzëqesh qaq shumë’ Trampit edhe Administratës së tij, por që mban ‘qëndrim vertikal’ se edhe ne jemi shtet i pavarur e i barabartë si të gjithë të tjerët”, ka shkruar ai.

Njoftimi i plotë:

Vlora Çitaku e don pak si shumë SHBA-n për ta përfaqësuar Qeverinë Kurti

Me një mirësjellje dhe buzëqeshje që nuk i humb as atëherë kur ja përplas fytyrës argumentet më të ashpra Daçiqit në mbledhjet e OKB-së, Vlora Çitaku me reagime të shpejta e me vend e ka prezantuar Kosovën shkëlqyeshëm. Ajo, pos tjerash e ka prezantuar atë frymën më pro-amerikane që është edhe mendësi institucionale e jona, e presidentëve e kryeministrave në të vërtetë e krejtë Kosovës. Tani shkarkimi i saj nuk është çudi, është rrjedhë e natyrshme e mendësisë së re politike edhe në sferën ndërkombëtare të Qeverisë Kurti, të cilën është duke e ndërtuar. Prandaj kjo Qeveri, Vlorën do ta zëvendësoj me ndonjë majtist të ri, intelektual që e kupton ‘qeverisjen e sofistikuar’ të Kurtit që nuk i ‘buzëqesh qaq shumë’ Trampit edhe Administratës së tij, por që mban ‘qëndrim vertikal’ se edhe ne jemi shtet i pavarur e i barabartë si të gjithë të tjerët.

https://www.facebook.com/faton.abdullahu.9?__tn__=%2CdC-R-R&eid=ARCkJhCubhYHEMk2qC1uc2mQsagWu4bxHkIOPrulqYFUaEi8fBAh2J3CylVfyvSJHFNbiyUzrmXZnRZj&hc_ref=ART189Oe1zjuxx3_bmG2Bkb_nnVIKC7vrJPagCxo0d_qtQ0yRO41qyP77sY1iL5sw7M&fref=nf
Fjalë Kryesore:

Të ngjashme