Abelard Tahiri: Jam i vetëdijshëm për sfidat e panumërta që më presin

Prishtinë | 09 Sht 2017 | 21:03 | Nga

Ministri i ri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, nëpërmes një postimi në Facebook, ka thënë se është vetëdijshëm për sfidat e panumërta që e presin në këtë dikaster të rëndësishëm.

Këshilltari i  deritanishëm i presidentit Thaçi  ka premtuar një qasje profesionale, transparente, për respektim të diversitetit, të drejtave të njeriut dhe mundësive të barabarta.

Postimi i plotë:

Sapo u votua qeveria e re e Republikës së Kosovës. Jam i nderuar që më është besuar posti i Ministrit të Drejtësisë.

Do të angazhohem për një qasje profesionale, transparente, për respektim të diversitetit, të drejtave të njeriut dhe mundësive të barabarta.

Derisa ndjej përgjegjësi të partë për detyrën që do ta ushtroj, jam jashtëzakonisht i impenjuar që së bashku me të gjithë kolegët pranë MD-së të punojmë në forcimin e sundimit të së drejtës, luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Një Kosovë ku mbretërojnë rendi dhe ligji dhe ku të gjithë janë të barabartë para ligjit është një parakusht jetik për një shoqëri të shëndoshë, të zhvilluar dhe të integruar në familjen e madhe evropiane.

Prandaj, jam i vetëdijshëm për sfidat e panumërta që më presin. Postulat i punës sime do të jetë besimi i qytetarëve të Kosovës në punën time dhe të mbarë MD-së në përgjithësi.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme