Abelard Tahiri: Ligji për Byronë Shtetërore të vlejë nga viti 1999, vetëm Bullgaria e ka një agjenci të tillë

Prishtinë | 24 Shk 2022 | 11:08 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së Abelerd Tahri, ka thënë se Projektligji për krijimin e Byrosë Shtetërore për konfiskim të pasurisë së pajustifikueshme, bie në kundërshtim me aktin më të lartë juridik, raporton Ekonomia Online.

Tahiri tha se nëse miratohet një Projektligj i tillë, nuk duhet të vlejë veç nga 17 shkurti 2008, por që nga viti 1999.

“Në tetë nene kjo byro bie në kundërshtim me Kushtetutën, unë besoj që keni juristë të mirë në qeveri që t’ju tregojë. Nëse vetëm miratohet një projektligj i tillë nuk duhet të vlejë veç nga 17 shkurti 2008, por që nga viti 1999 – pse duhet të amnistohet dikush”, ka thënë Tahiri.

“Vetëm Republika e Bullgarisë e ka një agjenci të tillë”, shtoi Tahiri.

Të ngjashme