Abelard Tahiri: Nuk po i shfrytëzojmë aleatët për çështjen e të pagjeturve

Prishtinë | 19 Nën 2020 | 13:20 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, ka thënë se Kosova nuk po i shfrytëzon aleatët për të zgjidhur çështjen e të pagjeturve.

Në vazhdimin e seancës, ai ka thënë se prokurorët e Gjykatës Speciale do të duhej të ishin në Serbi ku po ndodh zhvarrimi i trupave që dyshohet të jenë qytetar të Kosovës, njofton Klan Kosova.

“Është një çështje jashtëzakonisht e rëndësishme – nuk po i shfrytëzojmë aleatët”.

“Po e shohim një abuzim të Qeverisë me moslëvizjen dhe mosndërmarrjen e hapave konkret. Ne e dimë se Qeveria e Kosovë nuk mund ta detyrojë Serbinë të bashkëpunojnë në këtë drejtim, por mund ta bëjnë shtetet si Gjermania”.

“Jemi dëshmitar se gjatë kësaj periudhe po ndodh zhvarrimi që po dyshohet se janë qytetar të Kosovës në Serbi. Do të duhej që në vendngjarje të ishin prokurorë të Prokurorisë Speciale”.

“Ata do të duhej të ishin sot në Serbi dhe t’i hetojnë këta trupa sepse sot ka dëshmi dhe fakte për krimet që janë kryer”.

“Lë të na dëshmojnë se kjo nuk është gjykatë një etnike. Ne kemi nevojë për angazhimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Nëse ne nuk ndërmarrin asnjë hap, normalisht se ata nuk do të interesohen për çështjen e të pagjeturve”.

Të ngjashme