Abelard Tahiri: Të enjten diskutohet për punën një-vjeçare të Qeverisë, në Komisionin Hetimor do të hetohen edhe punësimet në KEK

Prishtinë | 08 Pri 2022 | 11:56 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Shefi i grupit parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Abelard Tahiri, ka thënë është vendosur që të enjten të mbahet seancë dhe se e kanë ftuar kryeministrin Kurti për ta sjellë raportin për punën një-vjeçare, raporton Ekonomia Online.

Tahiri shtoi se me mbledhjen e 40 nënshkrimeve do të formohet komision hetimor për abuzimet me paranë publike.

“Seanca e radhës do të jetë të enjten. Meqë Qeveria ka dështuar ta sjellë një raport për punën një vjeçare, mungon një transparencë dhe angazhim i kryeministrit në Kuvend për të prezantuar punën e Qeverisë. Ne e dimë që nuk ka shumë për të prezantuar më shumë kemi pasur regres dhe dështime por megjithatë kemi ftuar kryeministrin që jo në seancën e së enjtes por pas dy jave të vij dhe të sjellë një raport dhe të kemi një debat parlamentar”, ka thënë ai.

“Ne i kemi mbledhur 40 nënshkrime për formimin e një Komisioni Hetimor Parlamentar në raport me abuzimet që kanë ndodhur me paranë publike, qoftë me blerjen edhe me prodhimin e energjisë. Dhe në kuadër të tij do të trajtohen edhe abuzimet e keqpërdorimet që kanë ndodhur së fundmi në KEK. Këtu do të zbardhen shumë parregullsi shumë abuzime që kanë ndodhur gjatë kësaj periudhe. Çfarëdo abuzimi që mund të ketë ndodhë gjatë zgjedhjes së kryeprokurorit ne normalisht e dënojmë dhe nuk e përkrahim”, ka thënë Tahiri.

Të ngjashme