Abrashi: Bashkëpunimi Kosovë-Greqi do të intensifikohet në interes të të dyja shteteve

Prishtinë | 10 Qer 2021 | 13:07 | Nga Ekonomia Online

Konstantinos Michalos, President i Odës Ekonomike Greke me bashkëpunëtor po qëndron për vizitë në Kosovë., kështu ka bërë të ditur ish-deputeti Gazmend Abrashi.

Njoftimi i plotë:

Z. Konstantinos Michalos, President i Odës Ekonomike Greke me bashkëpunëtor po qëndron për vizitë në Kosovë. Një mik i Kosovës që sot u prit në Odën Ekonomike të Kosovës, takoi investitorët e Prishtina Mall dhe një numër të afaristëve vendor që kanë bashkëpunim por edhe që synojnë bashkëpunim me kompani greke, duke dëshmuar që Kosova ka kushte dhe potencial për investime në Kosovë.Na nderuan edhe me vizitë në EXCLUSIVE GROUP. Bashkëpunimi Kosovë-Greqi do të intensifikohet në interes të të dyja shteteve.

Të ngjashme