Abrashi: Buxheti duhet të votohet para zgjedhjeve, Mustafa nuk e refuzoi Osmanin

Prishtinë | 22 Dhj 2020 | 14:32 | Nga Fitore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Sekretari organizativ i LDK-së, Arban Abrashi, tha se kjo parti ka deklaruar që janë të gatshëm për zgjedhje të parakohshme qysh kohë më parë, raporton Ekonomia Online.

Para mbajtjes së zgjedhjeve, Abrashi tha se duhet që të votohet buxheti për vitin 2021.

Sipas tij, 7 shkurti është përmendur në takim me u.d e presidentes Vjosa Osmani si data e mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme.

Abrashi tha se LDK-ja ende nuk e ka caktuar kandidatin për kryeministër.

Kur u pyet pse në takim nuk ka ardhur kreu i partisë, Isa Mustafa, Abrashi tha se ky nuk është refuzim, por është vendim i partisë se kush do të marrë pjesë në takime.

“Jemi të gatshëm për zgjedhje, por duhet të gjejmë fuqi politike të miratohet edhe buxheti i vitit 2021”.

“Data 7 shkurt, është përmendur si mundësi e mbajtjes së zgjedhjeve”.

“…ende nuk e kemi caktuar kandidatin për kryeministër, i mbetet Kryesisë të vendos”.

“Nuk është refuzim që nuk ka ardhur Mustafa, edhe në takimet e tjera ka marrë pjesë të tjerët, nuk është refuzim”.

Lexo më shumë:

Të ngjashme