Abrashi e konfirmon se është emëruar Sekretar Organizativ, premton fitore për LDK-në

Prishtinë | 24 Gus 2019 | 15:50 | Nga Ekonomia Online

Ish-deputeti i LDK-së, Arban Abrashi, është emëruar sot Sekretar Organizativ i LDK-së. Një gjë të tillë e ka konfirmuar edhe vetë Abrashi pas përfundimit të mbledhjes së Kryesisë së LDK-së.

Ai thotë se në këtë post është zgjedhur me propozim të kreut të partisë, Isa Mustafës.

“Me propozimin e kryetarit Mustafa, Këshilli i Përgjithshëm i LDK-së dje më dha besimin e anëtarit të Kryesisë, ndërsa sot jam zgjedhur Sekretar Organizativ i LDK-së”, ka shkruar Abrashi.

Abrashi thotë se detyrën e marrë do ta përkthej në punë për fuqizimin e LDK’së dhe jetësimin e programit për qytetarët dhe shtetin.

“Detyrën e dhënë nga strukturat e partisë, do ta përkthej në angazhim maksimal për fuqizimin e LDK-së dhe jetësimin e programit të saj për shtetin dhe qytetarët”, është shprehur ndër të tjera ai.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme