Abrashi flet për rrahjet në LDK: Tragjike ajo që ndodhi, të infiltruar janë njerëz nga partitë e tjera

Prishtinë | 17 Qer 2019 | 15:58 | Nga Nexhmie Hyseni Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Anëtari i kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arban Abrash,  pas mbledhjes së kësaj partie ku iu kërkua që të tërhiqet nga kandidimi për kryetar të degës së III-të të LDK-së, ka komentuar rastin e rrahjes në Kuvendin zgjedhore të LDK-së në degën e III-të, raporton Ekonomia Online.

Derisa tha se ajo çfarë ndodhi është tragjike, fajin ua hodhi partive të tjera pasi tha se aty ishin të infiltruar njerëz nga këto parti që po tentojnë ta prishin imazhin e LDK-së.

“Ka pasë demokraci, sot e kemi pa më media që aty kanë qenë të infiltruar disa të partive të tjera, i keni pa pamjet e një personi tjetër me karrige që si duket është i një partie tjetër, ish i identifikuar edhe me foto edhe emër dhe nuk kam çfarë të komentoj më shumë. Sot folëm në përgjithësi për zhvillimet,për proceset duhet t’i trajtojmë me më shumë maturi, duhet më shumë ndërhyrje të kryesisë me ec tutje . Ka problem edhe me anëtarët e partive të tjera të cilat po ndërhyjnë shkaku i mungesës së listës së anëtarësisë. Është tragjike realisht ajo që ka ndodh dje, por po shihet se janë të interesuar edhe të tjerët me dëmtuar LDK-në”, ka thënë Abrashi.

Të ngjashme