Abrashi: Gratë e LDK-së përfaqësojnë vlerat bashkëkohore evropiane

Prishtinë | 04 Dhj 2016 | 11:23 | Nga

Forumi i Gruas i LDK-së, është duke mbajtur Kuvendin e shtatë Zgjedhor.

Në këtë Kuvend po marrin pjesë 346 delegatë si dhe 500 mysafirë.

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi, në profilin e tij në facebook, ka bërë një përshkrim, ku ndër të tjera ka thënë se po mbushen tri dekada aktivitet në funksion të demokracisë, lirisë dhe pavarësisë së Kosovës.

Tani sipas tij, me sfida të reja për fuqizimin e rolit bashkëkohor të gruas, për zhvillim ekonomik dhe integrim evropian, raporton Ekonomia Online.

“Me mbi 300 delegate dhe mbi 700 mysafir në sallë, sot Forumi i Gruas i LDK-së, mban Kuvendin Zgjedhor, duke dëshmuar se është e fuqishme, moderne dhe përfaqësuese e vlerave bashkëkohore evropiane. Suksese të gjitha grave dhe vajzave që sot garojnë!”, ka shkruash Abrashi.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme