Abrashi: Kujdes! Tjerët thonë do “Do t’i bëjmë”, ne i kemi bërë

Prishtinë | 25 Maj 2017 | 13:27 | Nga

Anëtari i LDK-së, Abran Abrashi që garon në zgjedhjet e 11 qershorit për të zënë ulësen e deputetit, ka ftuar qytetarët që të kenë kujdes nga premtimet e kota.

“Përderisa të tjerët thonë ne “do të bëjmë”, “do ta rrisim”, “do t’i shtojmë”, ne themi, tashmë e kemi bërë, i kemi rritur, i kemi shtuar dhe i kemi shumëfishuar”, ka thënë Abrashi.

“Premtimet e realizuara nga qeverisja, janë dëshmi e ndryshimeve të arritura. Kujdes nga premtimet boshe”, ka shkruar ai në Facebook.

Sipas tij ky është dallimi mes LDK-së dhe partive tjera në vend.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme