Abrashi: LDK-ja do të fitojë dhe do ta udhëheqë Qeverinë

Prishtinë | 08 Shk 2021 | 11:58 | Nga Ekonomia Online

Ministri në detyrë i Infrastrukturës, Arban Abrashi, ka thënë se LDK-ja ka një ngritje dhe trend shumë pozitiv.

Ai ka shtuar se LDK-ja do të fitojë zgjedhjet e 14 shkurtit dhe do ta udhëheqë Qeverinë, ndërsa sipas tij të dhënat që kanë tregojnë një rënie drastike dhe humbje besimi të një subjekti politik.

“Të dhënat tona dhe hulumtimet nga terreni, tregojnë për një rënie drastike dhe humbje besimi të një subjekti politik. LDK-ja përndryshe ka një ngritje dhe trend shumë pozitiv. LDK do të fitoj dhe do të udhëheq Qeverinë. Vazhdojmë”, ka shkruar Abrashi në Facebook.

Të ngjashme