Abrashi: Makineria për ”Made in Kosova” do të punësojë 500 persona

Prishtinë | 03 Qer 2017 | 16:15 | Nga

Arban Abrashi nga Lidhja Demokratike e Kosovës, ka thënë se në Viti ka arritur tashmë makineria e parë për të prodhuar produkte ”Made in Kosova”.

Në një status të publikuar në Facebook, Abrashi tha se 150 punëtor tashmë kanë përfunduar intervistën, ndërkaq deri në fund të vitit numri i tyre mund të shkoj deri në 500 të punësuar.

”150 punëtorë fillojnë punën, 500 synohet. Sot vizitova në një fabrikë në Viti, ku kishte arritur makineria e parë, për të prodhuar produkte “Made in Kosova”. Intervistat për punësimin e 150 punëtorëve kanë përfunduar, kurse deri në fund të vitit numri i tyre mund të shkoj deri në 500 të punēsuar. Krenar që përpjekjet e sinqerta po japin rezultate konkrete në punësim dhe mirëqenie për qytetarin e Kosovës. Urime Kosovë”, shkruan Abrashi.

Të ngjashme