Abrashi: Kosovës i duhet sa më shpejt një qeveri që ndihmon ekonominë

Prishtinë | 02 Maj 2020 | 14:52 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Sekretari Organizativ i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arban Abrashi ka thënë se masa e përkohshme e vendosur nga Gjykata Kushtetuese, për zgjedhjen e qeverisë së re do të shkojë në dobi të tyre dhe partnerëve, raporton Ekonomia Online.

Abrashi ka thënë se do ta shfrytëzojnë këtë kohë për ta hartuar një program të mirë qeverisës që do të ndihmonte qytetarët dhe ekonominë e vendit nga kriza që ka shkaktuar pandemia e Coronavirusit.

“Mandatari ynë për kryeministër z.Hoti ka treguar vizionin e tij se si e sheh qeverinë, ka treguar kontaktet me partnerët ndërkombëtar sepse në këtë kohë pandemie ne duhet të kemi disa marrëveshje ndërkombëtare që do ta ndihmojmë vendin tonë. Ne e kemi marrë dekretin në bazë të rregullave kushtetuese dhe ligjore. është e drejtë e të tjerëve të ankohen dhe të kërkojnë masë. edhe masa e përkohshme është pa a shumë procedurë e zakonshme në raste të tilla. Ne e kemi përshëndetur këtë masë dhe e respektojmë vendimin rreth kësaj mase. Ftojmë të gjitha subjektet e tjera të respektojnë këtë masë. Qeveria në ikje nuk e ka shpëtuar Kushtetutën, por shpresoj se pas vërejtjeve të këndellen dhe t’i respektojnë vendimet e institucioneve më të larta ligjore në Kosovë”, tha Abrashi.

Ai ka thënë se masa do të shkojë në dobi të LDK-së dhe partnerëve të saj.

“Kjo kohë që nuk e di sa do të zgjasë një javë ose dy do të shërbej në dobi  tonën. Atë që e kemi bërë shumë shpejt ka qenë ndërtimi i koalicionit dhe vet numrave sepse ne kemi pasur një afat që të dorëzojmë mandatarin tonë për ndërtimin e qeverisë, afati ka qenë deri sot. Këto ditë ne do t’i shfrytëzojmë për punë tjera, pikësëpari për hartimin e një programi sepse nuk kemi pasur shumë kohë. Tani do ta shfrytëzojmë këtë kohë dhe ta hartojmë programin tonë të detajtuar sepse do të përballemi me një krizë të madhe ekonomike”, tha Abrashi.

Sipas tij vendit i duhet shumë shpejt një qeveri e cila do të ndihmonte për të dalë nga kriza ekonomike, sepse qeveria Kurti ka pasur vetëm fjalë dhe hiq vepra.

“Qeveria Kurti ka pasur shumë fjalë, postim në Facebook, konferenca por nuk ka bërë asgjë. ne jemi ankuar se ka pasur mungesë të testeve por nuk kemi parë asnjë veprim karshi pandemisë dhe masave për ta zbutur gjendjen ekonomike. ne dop të punojmë në këtë drejtim. Reagimet  e odave ekonomike tregojnë se duhet të veprohet me urgjencë të madhe të lirohen fonde. Kjo qeveri nuk ka kapacitete ligjore, prandaj duhet qeveri që reagon shpejt çdo ditë e humbur shkon në dëm të madh të pariparueshëm ekonomik. Shpresoj se të gjithë do të reagojmë shpejt dhe tu dalim në ndihmë qytetarëve”, tha ai.

Të ngjashme