Abrashi: Na është mohuar të jemi pjesë e deklaratës që mbon vlerat e luftës

Prishtinë | 09 Kor 2020 | 18:20 | Nga Ekonomia Online

Kuvendi i Kosovës ka miratuar projekt-rezolutën e propozuar nga deputetja e AKR-së, Mirlinda Sopi-Krasniqi, për unitet politik e qytetar në mbrojtje të vlerave të popullit të Kosovës.

Kjo rezolutë, u përkrah nga të gjitha partitë politike, përveç grupit parlamentar të Vetëvendosjes.

Artan Abrashi nga kjo parti, ka thënë që kanë insistuar që kjo rezolutë, të harmonizohet dhe të bashkërendohen edhe me grupin parlamentar të tyre.

“Kishte kategorikisht një mohim të iniciuesit që ta refuzojë kërkesën tonë për harmonizim. Në tekstin e asaj rezolute, që erdhi shpejt, nuk e dija se çfarë po votoj, kishte gabime”, ka thënë Abrashi në Info Magazine në Klan Kosova.

“Nuk na u lejua mundësia që të jemi pjesë e një deklarate të përbashkët të Kuvendit. Deklarata kishte probleme konceptuale dhe bazike”.

Të ngjashme