Abrashi: Nuk do t’i lëmë varrezat pa përkujdesje sikur tani

Prishtinë | 08 Tet 2017 | 14:31 | Nga

Me kërkesë të banorëve dhe të Bashkësisë Islame, kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për kryetar të Prishtinës, Arban Abrashi, ka vizituar të dielën varrezat në lagjen “Arbëria” dhe ka deklaruar se nuk do t’i lëmë varrezat pa përkujdesje, siç ka bërë komuna e Prishtinës për katër vjet.

“Kam pranuar ankesat e qytetarëve dhe Bashkësisë Islame për mos intervenimin e komunës për një kohë të gjatë. E jona është se do t’i mirëmbajmë varrezat, do t’i marrim obligimet si komunë për t’i ndërtuar stazat për këmbësorë, por do të investojmë edhe në krijimin e rrethojës për varreza”, tha Abrashi.

Ai ka shtuar se do ta përkrahë financiarisht projektin e Bashkësisë Islame për investime në përmirësimin e kushteve në morgun e Xhamisë tek varrezat.

Abrashi ka thënë se dera e komunës për besimtarët dhe Bashkësinë Islame do të jetë gjithmonë e hapur, ndërsa do të përkrahen financiarisht edhe projektet e këtij komuniteti.

 

Të ngjashme