Abrashi pret që vendimi i Kushtetueses të publikohet gjatë ditës: Votimi i buxhetit tejkalon ngërçin politik

Prishtinë | 28 Dhj 2020 | 14:11 | Nga Fitore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Deputeti i AAK-së, Gazmend Abrashi, ka thënë se janë në pritje të aktvendimi të Gjykatës Kushtetuese sa i përket vendimit për rrëzimin e Qeverisë, Hoti.

Ndonëse kjo Gjykatë ka deklaruar se vendimi do të bëhet publik në afat kushtuese, Abrashi i tha Ekonomia Online, se po presin që gajtë të hënës ai tu dorëzohet palëve.

Me këtë rast ai u ka bërë thirrje të gjitha partive politike që të votojnë buxhetin për vitin 2021 në mënyrë që Kosova ta tejkalojë ngërçin politik.

“Deputetët janë nga të gjitha grupet parlamentare duke dalë me ekspoze të tyre. Unë në emër të grupit parlamentar të Kosovës  dhashë elaborat të shkurtuar të pritjeve të vitit 2021 dhe projekti buxheti i cili pritet sot të kalojë në lexim të parë me procedurë të përshpejtuar”.

“AAK-ja duke marrë parasysh një moment kritik të qytetarëve dhe situatës kritike ekonomike nga Covid-19 ka shprehur një përkrahje të fuqishme në lexim të parë për votimin e buxhetit për vitin 2021 duke marrë parasysh që jemi në një ngërç politik i shkaktuar me vendimin e gjykatës kushtetuese tekstin e të cilit po e presim sot. Unë i kam, ftuar të gjitha partitë që ta votojnë buxhetin në mënyrë që ta tejkalojmë këtë ngërç politik të mos ketë ngecje”, shtoi ai.

Mes tjerash, Abrashi tha se ka kërkuar që në buxhet të përfshihen edhe shpërndarja nga 100 euro për qytetarët, raporton EO.

“Unë kam kërkuar edhe në mars të vitit 2020, poashtu kam ardhur edhe me propozim që ti japin 100 euro për qytetarët ose nëse familja është 5 anëtarësh që në vitin 2021 t’i japim mesatarisht nga 500 euro për familje ndërsa për kokë banori 100 euro duke marrë parasysh se askush nga qytetarët nuk është i përjashtuar nga situata Covid-19″.

“Mendoj që mënyra më e lehtë për implementimin e këtij projekti, i cili është gjithëpërfshirës që të implementohen 100 euro për kokë banori. Unë shpresoj që në leximin e dytë në komisionin për buxhet dhe transfero do ta përkrahin këtë projekt 100 euro për kokë banori”.

Kuvendi i Kosovës të hënë që nga ora 11:00 ka nisur mbajtjen e seancës së jashtëzakonshme ku pikë e vetme e rendit të ditës së Projektligji për Buxhetin për vitin 2021.

Të ngjashme