Abrashi prezanton planin për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale

Prishtinë | 10 Tet 2017 | 13:36 | Nga Albulena Avdiu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kandidatin i LDK-së për të parin e kryeqytetit ,Arban Abrashi, sot ka prezantuar para qytetarëve planin e tij qeverisës për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale.

Hapjen e këtij takimi me qytetarë e bëri deputeti i këtij subjekti, Lumir Abdigjiku, i cili tha se Arbani është kryetari që i ka munguar Prishtinës.

“Jemi mbledhur për të nisur serinë e diskutimeve dhe prezantimeve me grupet e interesit dhe sot ne po shpalosim programin tonë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale. Takime si këto, Arbani po dëshmon se është më shumë se garantues dhe po dëshmon se Arbani është një kryetar që i ka munguar Prishtinës”, tha Abdigjiku, raporton EkonomiaOnline.

Kandidati Arban Abrashi, bëri prezantimin e planit të tij qeverisës ku u premtoi qytetarëve të Prishtinës, ndërtimin e Spitalit të kryeqytetit.

“Prioriteti i parë është ndërtimi i spitalit të Prishtinës, që nuk ka pasur asnjë pengesë ligjore që të bëhet këtu. Gjithashtu shërbimet shëndetësore, kompletimin dhe përmirësimin e rrjetit të objekteve shëndetësore”, tha Abrashi.

Ai  foli edhe për përmirësimin e infrastrukturës, i cili tha se do të fillojë  në qendër, në lagjen e Veterrnikut dhe në zonën e Matit 2.

“ Gjatë bashkëbisedimit me qytetarë kemi marrë kërkesa nga qytetarët për autoambulanca gjithashtu. Ne synojmë së paku katër  Qendra të Mjekësisë Familjare, duke përfshirë Rëntgen dhe Mamograf”, tha ai.

Të ngjashme