Abrashi shpalosi projektet zhvillimore edhe në Mramor

Prishtinë | 01 Tet 2017 | 21:32 | Nga

Kandidati i LDK-së për kryetar të Prishtinës, Arban Abrashit, në një takim me banorët e Mramorit në kuadër të fushatës zgjedhore, ku premtuar përkrahje më të madhe për këtë fshat.

“Gjatë vizitave tona në pjesë të ndryshme të Prishtinës kemi vërejtur se, secili regjion i ka specifikat e veta dhe në bazë të tyre e kemi dizajnuar edhe programin tonë qeverisës. Mirëpo, ka edhe kërkesa të njëjta për secilën pjesë dhe ndër më kryesoret është punësimi”, ka thënë Abrashi.

“Kemi vendosur që prioriteti ynë i parë të jetë punësimi, posaçërisht për kuadrot e Prishtinës, pasi kemi parë se në katër vjetët e fundit ka pasur një shkelje dhe diskrimin të kuadrove të Prishtinës, pasi pa marrë parasysh shkollën që e kanë kryer, ata nuk kanë ardhur në shprehje kur ka qenë në pyetje punësimi”, ka thënë Abrashi.

Ai ka premtuar se kjo praktikë do të ndryshojë dhe kuadrot e Prishtinës do të kenë përparësi në këtë drejtim. Ai e ka përsëritur premtimin e tij për të mbështetur ata të rinj që kanë ide për biznese.

Abrashi ka vlerësuar se katër vjetët e fundit në Prishtinë janë si katër vjet të humbura, duke theksuar se gjatë kësaj kohe nuk është ndërtuar asnjë shkollë, asnjë ambulancë, kanë rënë subvencionet në bujqësi, nuk ka pasur përkrahje as për sport, aq sa KF Prishtina detyrohet të stërvitet në Obiliq.

Sa u përket nevojave të fshatit Mramor, Abrashi ka thënë se bëhet fjalë për projekte të prekshme dhe që mund të futen në programin e tij qeverisës. “Ju garantoj se do ta zgjerojmë rrjetin e ujësjellësit, do ta zgjerojmë trotuarin dhe do të dyfishojmë subvencionimin në bujqësi. Për t’i ndihmuar bujqit t’i shesin prodhimet e tyre ne do të punojmë që secila lagje e qytetit të ketë tregun e saj”.

Abrashi ka shtuar se, ashtu siç ka qenë i përkushtuar në kohën sa ishte ministër, do të jetë edhe si kryetar i Prishtinës. “Për katër vjetët e fundit buxheti i Prishtinës ka rënë për 20 milionë euro. Megjithatë, është buxhet shumë fleksibil dhe lejon të përkrahen idetë e reja zhvillimore. Udhëheqja aktuale nuk është marrë me subvencionimin për sera, nuk ka ndërtuar ambulanca, nuk është marrë me qentë endacakë, ndërsa iu ka rënë buxheti për 20 milionë euro, ndërkohë që në shumë zona e kanë rritur tatimin në pronë“.

Abrashi ka thënë se në fondin për punësim është paraparë edhe punësimi në sektorin privat, ndërkaq në fund ka premtuar se do të jetë shumë i hapur për bashkëpunim me qytetarët për secilën kërkesë të tyre.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme