Absurde dhe ndërhyrje në sistemin e drejtësisë po cilësohet deklarata e LDK-së për rastin e Haki Rugovës

Prishtinë | 14 Tet 2020 | 07:42 | Nga Përparim Bublaku Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ndërhyrje në sistemimin e drejtësisë dhe absurde po cilësohet deklarata e LDK-së, përkatësisht e kryetarit të saj Isa Mustafa, për rastin e arrestimit të nënkryetarit të LDK-së dhe kryetarit të Istogut, Haki Rugovës, nga ana e shoqërisë civile, raporton Ekonomia Online.

Sipas tyre deklarata e tilla nga partitë politike janë mesazhi më i keq për punën e pavarur të sistemit të drejtësisë.

Të premten e javës së kaluar kryetari i Istogut Haki Rugova ishte arrestuar me urdhër të Prokurorisë Themelore të Pejës, i dyshuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Pas kësaj LDK-ja kishte mbledhur kryesinë, ku më pas Isa Mustafa në një deklaratë për medie kishte thënë se ky arrestim është politikë dhe po bëhet për të njollosur punën e Qeverisë Hoti.

Por, Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, thotë se çdo deklaratë nga ekzekutivi apo parti politike për një ndonjë rast që është në proces, është ndërhyrje e drejtpërdrejtë në punën e pavarur të sistemit të drejtësisë.

Miftaraj për Ekonomia Online thotë se ajo deklaratë është mesazhi më i keq për një gjyqësor të pavarur që vije nga një parti që është në udhëheqje të vendit.

“Ekzekutivi a po paritë politike edhe në bazë të Kushtetutës nuk guxojnë të ndërhyjnë në punën e pavarur të  Prokurorisë. Çdo deklaratë për ndonjë rast që ndodhet në proces cilësohet si ndërhyrje e drejtpërdrejt në punën  e Prokurorisë, dhe është mesazhi më i keq që e jep një paritë politike e cila sot udhëheq Qeverinë e Kosovës lidhur me pavarësinë e sistemit të Drejtësisë në Kosovë”, është shprehur ai.

Miftaraj kujtojnë kohën kur Isa Mustafa në cilësinë e kryeministrit në takimet me Kryeprokurorin Aleksandër Lumezi jepte mesazhe për një sistem të pavarur të drejtësisë, ndërsa që protestat e shoqërisë civile kudër aferës “Pronto”, fryrjes se listave të veteranëve dhe skandalit me diploma të Lumezit i quante politike.

Sipas tij, për Isa Mustafën dhe LDK-në sistemi i drejtësisë është i kapur në momentin që arrestohen shokët e tij apo bashkëpartiakët.

“Isa Mustafa dhe LDK-ja e cilëson si të pavarura institucionin e Prokurorisë deri në momentin kur nuk i prek shokët e tij, deri në momentin kur nuk i prek bashkëpartiaket e tij. Dhe rasti Ukë Rugova e ka shpërfaqur brishtësinë qoftë të sistemit të drejtësie, por edhe të politikes se cfarë janë në gjendje të bëjnë për mi mbrojttë shokët e tyre”, ka thënë Miftaraj.

E për Genc Nimonin, nga organizata “ÇOHU”, deklarata nga LDK-ja, është absurde dhe ndërhyrje në punën e sistemit të drejtësisë.

Sipas tij një praktikë e tillë, kur politika ndërhynë në punën e gjykatave është që një kohë në Kosovë.

“Nuk mundet me u përkthe ndryshe përveç ndërhyrje në punën e sistemit të drejtësisë. Është absurdë se si një parti politike që  thërret në gjyqësor të pavarur e në anën tjetër  mbanë konferencë dhe ndërhynë në punën e prokurorisë dhe gjykatave dhe kjo është një fakt që ndodhë për shume vite në Kosovë”, është shprehur Nimoni.

Ai ka thënë se sistemin e brishtë të drejtësisë në Kosovë e konstaton edhe Raporti i fundit i Progresit për Kosovën.

Haki Rugova dhe zyrtarë tjerë të komunës së Istogut janë ndaluar nën dyshimin për keqpërdorim të detyrës zyrtare, konfliktit të interesit dhe falsifikimit të dokumentit.

Lexo më shumë:

Të ngjashme