Abuzimet e fushatës parazgjedhore nuk ndëshkohen

Prishtinë | 19 Sht 2019 | 07:57 | Nga Ekonomia Online

Mungesa e rregullave ligjore për t’i ndëshkuar subjektet, të cilat bëjnë shkelje para se të nisë zyrtarisht fushata zgjedhore, u ka krijuar atyre terren që të abuzojnë në emër të përfitimit të votave, shkruan sot Koha Ditore.

Veçmas kjo është e theksuar në veriun e populluar me shumicë serbe. Në bazë të ankesave të para të cilat janë trajtuar nga Paneli përkatës zgjedhor, partia e cila mbështetet nga Beogradi zyrtar është duke përdor edhe fëmijët për përfitime elektorale.

“Partija Kosovski Srba”- dega në Leposaviq e ka denoncuar kandidatin për deputet nga Lista Serbe, Milan Kostiq, se në mënyrë brutale ka keqpërdorur fëmijët për promovime politike dhe fushatë zgjedhore. Në takimin e tij me fëmijët, kandidati i Listës Serbe e ka fotografuar dhe shpërndarë në rrjetin social Facebook mesazhin e caktuar politik, duke theksuar se në vizitën tek fëmijët ishte si kandidat për deputet.

Partia e Serbëve të Kosovës udhëhiqet nga ish-eksponenti i Listës Serbe – Aleksandër Jabllanoviq. Anëtar është edhe babai i tij, Dragani. Ata kanë denoncuar ish-kolegët e tyre edhe për promovim të atyre që dyshohen për vepra të rënda kriminale. Këto denoncime janë deponuar edhe Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa. Por janë hedhur poshtë, nën arsyetimin se periudha për fillimin e fushatës zgjedhore e përcaktuar nga KQZ-ja, fillon nga data 25 shtator dhe zgjat deri më 4 tetor.

Të ngjashme