Adelina Grainca: E ndëgjova elektoratin tim, po të ktheheja mbrapa do të votoja sërish pa hezitim

Prishtinë | 07 Pri 2021 | 13:50 | Nga Ekonomia Online

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Adelina Grainca, ka reaguar pas votimit të saj, pro Vjosa Osmanit si presidente e vendit.

Grainca, përmes një postimi në Facebook ka theksuar se ka votuar pro duke dëgjuar elektoratin e saj. Derisa thekson, se po të kthehej mbrapa do të vepronte njëjtë.

Postimi i plotë:

Mbajtja e zgjedhjeve do të nënkuptonte zgjatje e jetës së pandemisë, përgjigje jo adekuate ndaj rënies ekonomike, dhe si rezultat izolim të Kosovës, jo vetëm për shkak të mungesës së liberalizimit të vizave por edhe për shkak të pandemisë.
Prandaj, unë kam vendosur të dëgjoj elektoratin tim, po të ktheheja mbrapa do të votoja sërish pa hezitim.
Njëkohësisht ju falënderoj nga zemra për mesazhet e vazhdueshme, ju jam mirënjohëse!

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme