Adem Grabovci: Nuk jam kontaktuar nga Specialja

Prishtinë | 12 Nën 2020 | 08:15 | Nga Ekonomia Online

Ish-deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Adem Grabovci ka thënë se nuk është kontaktuar fare nga Gjykata Speciale.

Ish-ushtari i UÇK-së, Grabovci ka thënë se smirëzinjtë dhe aleatët e regjimeve të Beogradit, do ndihen keq, ndërsa dashamirët, do i gëzoj ky lajm se nuk është kontaktuar nga askush.

Lexoni të plotë postimin:

“Pas një deklarate të ‘budallakavt’ të Milaim Zekës, se kinse më është ngritur aktakuza nga Gjykata Speciale, për të iu përgjigjur shqetësimeve të të gjithë miqve e dashamirëve, ju njoftoi se:

Asnjëherë gjerë me tani, as nuk jam kontaktuar nga askush, e lëre më diçka më shumë.

Smirëzinjtë dhe aleatet e regjimeve të Beogradit, do ndihen keq. Dashamirët, do i gëzoj ky lajm.

E ftoj Milaimin, që të paktën familjarët t’i kursej nga këto deklarata sharllataneske….se Ne jemi mësuar më këto paraqitje të tilla”, shkruan Grabovci.

Të ngjashme