Adnan Merovci kandidat i LDK-së për deputet

Prishtinë | 11 Jan 2021 | 21:51 | Nga Ekonomia Online

Ish-kryetari i Komisionit të Pavarur për Media, Adnan Merovci, do të kandidojë si deputet i LDK-së në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Lajmi është bërë i ditur nga dega e kësaj partie në Kodër të Trimave në Prishtinë.

“LDK Kodra e Trimave Dega e Parë, me dy kandidatë për deputetë nga dega jont, Feim Salihu dhe Adnan Merovci”, thuhet në njoftim.

Kujtojmë se Merovci ishte bashkëpunëtor i afërt i presidentit Ibrahim Rugova, për të cilin ka botuar edhe katër libra.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme