Adri Nurellari: Serbia duke u afruar me Shqipërinë e dobëson Kosovën

Prishtinë | 11 Nën 2019 | 19:22 | Nga Ekonomia Online

Eksperti i integrimeve europiane, Adri Nurellari, ka thënë se Serbia duke i forcuar marrëdhëniet me Shqipërinë, po tenton që ta dobësojë Kosovën.

Këto komente i bëri ai në emisionin Info Magazine në Klan Kosova, duke shtuar se Serbia po e përdorë këtë maskë para Brukselit duke u munduar të dëshmojë se nuk ka problem me shqiptarët, por se Kosova është destruktive.

“Është më rëndësi të theksohet që përfshirja e Kosovës në nisma rajonale është e mirëpritur. Janë disa nisma ku Kosova dëshiron të marrë pjesë, por Serbia e bllokon”.

“Është nisma e Adriatikut që është paradhomë për hyrje në NATO. Nuk është se Kosova ka hezituar – ajo është treguar shumë konsultive. Në kuadër të partneritetit strategjik, Tirana duhet ta përfshijë Prishtinën”.

“Nëse Rama jep informacione më të detajuara, ai mund t’i bindë aktorët politikë të Kosovës për pjesëmarrje, por në njëfarë mënyre, ai i ka vendosur para aktit të kryer”.

“Për të marrë ca përkëdhelje në Bruksel, gjëja ma e mirë është të shtiresh sikur po merr iniciativa që shpijnë drejt paqes, por në fakt nuk bën asgjë konkrete. Këtë lloj loje e luan Serbia dhe ata lozin mirë në këtë aspekt”.

“Problemi kryesor është se dobësohet fuqia e Kosovës me marrëdhëniet Vuçiq-Rama. Ky është kurth për Tiranën që duke intensifikuar marrëdhëniet me të, e dobëson Kosovën”.

“Pastaj duket se vetëm Kosova qenka problemi sepse qenka destruktive; ndërkohë që me shqiptarët nuk ka asnjë problem Serbia. Forcimi i marrëdhënieve me Shqipërinë, ia forcon Serbisë këtë maskë që e përdor në raport me Brukselin”.

“Ne e dimë se çfarë bën Serbia duke e bllokuar anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare. Kur Gjermania e kushtëzon Serbinë në raport me Kosovën, pse mos ta bëjë të njëjtën gjë edhe Shqipëria”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme