Adrian Çollaku: LDK me të vërtetë ndoshta po gabon me shkarkimin e Vjosa Osmanit

Prishtinë | 20 Qer 2020 | 18:52 | Nga Ekonomia Online

Anëtari i bordit të KDI-së, Adrian Çollaku, ka thënë se LDK ndoshta është duke gabuar me shkarkimin e Vjosa Osmani nga pozita e nënkryetares.

“Sepse deri me tani s’kishte një rast të ngjashëm në këtë parti, e aq më shumë kur flitet për njeriun më të votuar në zgjedhjet e fundit”.

“Ama është shumë idioteske kur po i shoh zyrtarët dhe militantët e partive tjera tuj fol për demokraci brenda partiake”.

“Nëse deri me tani në Kosovë ka pas një parti normale, dhe që është shquar deri diku për demokraci të brendshme, atëherë ka qenë LDK”, ka shkruar Çollaku në rrjetin social Facebook.

Të ngjashme