Afaristi i njohur pejan, Bashkim Shala, i bashkohet Kadri Veselit (Foto)

Prishtinë | 30 Sht 2019 | 14:42 | Nga Ekonomia Online

Kandidati për Kryeministër i PDK-së, Kadri Veseli, ka njoftuar se sot i është bashkuar afaristi i njohur nga Peja, Bashkim Shala, i cili punon dhe vepron në Zvicër.

Veseli ka thënë se me ndërmarrës të suksesshëm si Bashkimi, ne do ta zhvillojmë ekonominë e Kosovës.

“Mirëseardhje në Partinë Demokratike të Kosovës i urova afaristit të njohur nga Peja, Bashkim Shalës, i cili punon dhe vepron në Zvicër.
Me ndërmarrës të suksesshëm si Bashkimi, ne do ta zhvillojmë ekonominë e Kosovës. Ky është modeli që duhet ta ndjekin afaristët tanë në diasporë, për t’u kthyer dhe investuar ne atdhe. Votoni Partinë Demokratike të Kosovës për ekonomi të zhvilluar! #PDK112”, ka shkruar Veseli.

Të ngjashme