Afatet “jokushtetuese” të Thaçit për mandatarin e Qeverisë

Prishtinë | 07 Jan 2020 | 07:37 | Nga Ekonomia Online

Vetëm dhjetë minuta ka zgjatur konsulta mes presidentit Hashim Thaçi dhe pretenduesit për kryeministër, Albin Kurti, lidhur me caktimin e mandatarit për formimin e Qeverisë. Takimi, i cili vjen tre muaj pas mbajtjes së zgjedhjeve, nuk ka prodhuar asnjë efekt juridik ngase Kurti nuk ia ka dërguar presidentit emrin e mandatarit.

Këtë ka thënë se do ta bëjë pasi ta mbledhë Kryesinë e partisë. Ndërkaq presidenti pas takimit ia ka dhënë Kurtit 48 orë afat t’ia propozojë mandatarin, teksa ka paralajmëruar veprime kushtetuese dhe ligjore nëse nuk i dërgohet emri. Por, sipas njohësve të kushtetutës, presidenti nuk mund të caktojë afate për mandatarin e as t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese për interpretim të rrethanës kur vonohet emri i mandatarit, shkruan sot “Koha Ditore”.

Albin Kurti dhe Hashim Thaçi janë shtrënguar të takohen në Presidencë, në përpjekjen për formimin e institucioneve, por nuk i kanë shtrënguar duart para mediave. Pas një historie të gjatë përplasjesh e akuzash të ndërsjella, Kurti i ka shkuar në zyrë Thaçit, pasi ky i fundit ia bëri tri ftesa për t’u konsultuar rreth caktimit të mandatarit, ashtu siç e obligon Kushtetuta.

“Dorështrëngim, a mundeni?…”, ka qenë kërkesa e kameramanëve, të cilët u lejuan të marrim pamje disa sekondash pasi Kurti fillimisht kishte hyrë në zyrën e Thaçit. Por ka munguar ky shtrëngim.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme