Afati për ndryshimin e listave deri në mesnatë, PDK-ja mblidhet gjatë ditës

Prishtinë | 22 Maj 2017 | 12:19 | Nga

Sonte në orën 12 në mesnatë është koha e fundit kur partitë politike mund t’i bëjnë ndryshimet në listat e kandidatëve për deputetë për zgjedhjet e 11 qershorit.

Kryesia e Partisë Demokratike të Kosovës pritet që në orët e pasdites të mbajë një mbledhje, raporton Indeksonline.

Burime të portalit mësojnë se partia më e madhe në vend do të mblidhet në orën 17:00 për të diskutuar përfundimisht rreth këtyre listave.

Ndërkaq, në listën e publikuar deri më tani shihet se aty mungojnë emra të njohur të skenës politike.
PDK-ja në zgjedhjet e 11 qershorit garon në koalicion parazgjedhor me AAK-në dhe Nismën.

Të ngjashme