Afër pajtimi për demarkacionin

Prishtinë | 25 Tet 2016 | 08:09 | Nga

Është afër dakordimit një deklaratë që pret firmën e liderëve kryesorë politikë, me të cilën synohet të marrë rrugëzgjidhje çështja e shënimit të kufirit me Malin e Zi.

Midis të tjerash, draftdeklarata flet për mekanizma që do të krijohen për ta adresuar demarkacionin, shkruan Koha Ditore.

Prej muajsh, dokumenti është në negocim nga eksponentë të subjekteve kryesore parlamentare, të cilët kanë zhvilluar disa takime me ndërmjetësimin e Naim Rashitit, drejtor për Kosovë i Grupit për Hulumtimin e Politikave të Ballkanit.

Deklarata pritet të finalizohet të martën, për të cilën ditë është thirrur takimi i radhës. Ndryshime thelbësore janë bërë në versionin e fundit të saj, krahasuar me atë paraprak që është publikuar muajin e shkuar.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme