Agani: Koalicioni me PDK-në është dëshmuar i suksesshëm

Prishtinë | 23 Shk 2017 | 10:25 | Nga Albulena Avdiu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari Partisë së Drejtësisë, Ferid Agani, nuk e ka mohuar se në zgjedhjet e ardhshme do të shkojë sërish në koalicion me Partinë Demokratike të Kosovës (PDK).

Në një intervistë dhënë për Agjencinë e Lajmeve Ekonomia Online, ai ka thënë se koalicioni me PDK-në tashmë është dëshmuar si i suksesshëm.

“Çështja e koalicioneve është çështje e partive politike do të marrim vendimet e duhura. Ajo që do të them është se koalicioni me Partinë Demokratike të Kosovës në 6 vjet e fundit është dëshmuar se është i suksesshëm dhe ka pasur periudhat e ndërsjella dhe si çdo bashkëpunim ka edhe shumëçka për të analizuar, për të parë se çka po arrihet, mirëpo për këto do të merren vendimet e duhura nga organet e partisë dhe për këtë do të merren vendimet e duhura”, ka thënë Agani.

Ai ka folur edhe për aktakuzën që është ngritur kundër tij në rastin “Stenta”, duke i cilësuar si të pa drejtë, për të cilën edhe është liruar nga detyra e ministrit të Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor. Madje Agani thotë se procesi gjyqësor shumë shpejt do të dëshmojë pafajësinë tij.

“Unë mendoj se ai proces gjyqësor shumë shpejt do të dëshmojë pafajësinë time. Ky proces politik u inicua me veprime të një pjese të Partisë së Drejtësisë vetëm disa javë që më është ngritur akuza dhe vendimi i KQZ-së ka dëshmuar edhe një herë se kjo akuzë defakto e ka thënë dëshminë e thënies së vjetër se e vërteta dhe drejtësia gjithmonë triumfojnë dhe kjo do të ndodhë në procesin gjyqësor, i cili është në vijim e sipër”, ka thënë Agani.

Tutje ai ka folur edhe për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe dhe demarkacionin, duke thënë se këto janë obligime ndërkombëtare të cilat Kosova duhet t’i realizojë.

“Sa i përket Asociacionit të Komunave Serbe unë mendoj që bëhet fjalë për një proces politik, i cili daton disa vite përpara. Janë disa obligime ndërkombëtare të cilat i ka marrë Kosova, mendoj që ky asociacion duhet të themelohet ekskluzivisht mbi kornizën juridike të përcaktuar me vendimin e Gjykatës Kushtetuese me kompetenca shumë të qarta jo ekzekutive. Sa i përket demarkacionit Kuvendi i Partisë së Drejtësisë ka marrë vendim që demarkacioni me Malin e Zi është një çështje me rëndësi strategjike, me rëndësi shtetërore dhe me implikime të mëdha për Kosovën dhe në rrugën e saj evropiane”, ka thënë Agani.

Në këtë intervistë, ish-ministri i Shëndetësisë dhe MMPH-së, flet edhe për përçarjet brenda partisë që drejton ai e çështje tjera.

INTERVISTA E PLOTË:

EO: Z. Agani, KQZ-ja ka marr një vendim për zhvillimet e fundit në PD. Përkatësisht për kuvendin e jashtëzakonshëm të mbajtur nga një pjesë e anëtarësisë suaj, Si e keni vlerësuar këtë zhvillim?

Agani: Unë e vlerësoj si një vendim i drejtë ndonëse i vonuar, ky vendim është në vazhdën e përpjekjeve, ndërsa së shpejti do të konsolidojmë të gjithë resurset politike në vend dhe mundësinë e zgjedhjeve edhe sivjet i kemi edhe zgjedhjet në Kosovë dhe do të jemi sa më të përgatitur.

EO: A do të shkoni në zgjedhe sërish në koalicion me PDK-në?

Agani: Çështja e koalicioneve është çështje e partive politike do të marrim vendimet e duhura. Ajo që do të them është se koalicioni me Partinë Demokratike të Kosovës është se në 6 vjet e fundit është dëshmuar se është i suksesshëm dhe ka pasur periudhat e ndërsjella dhe si çdo bashkëpunim ka edhe shumëçka për të analizuar për të parë se çka po arrihet, mirëpo për këto do të merren vendimet e duhura nga organet e partisë dhe për këtë do të merren vendimet e duhura.

EO: Në postin e ministrit të Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor nga shkarkimi i juaj, pse nuk është emëruar dikush nga partia e juaj?

Agani: Kjo është një çështje, e cila ka të bëjë me funksionimin e koalicionit tonë me PDK, është çështje e marrëveshjeve të brendshme dhe kemi të bëjmë me një situatë specifike. Do të thotë me një situatë të cilën unë jam ballafaquar me një akuzë të cilën e konsideroj të padrejtë në pajtim me standardet e mija, në ato kushte në politikë kam kërkuar të lirohem nga detyra. Dhe në këtë situatë është provuar të gjendet një zgjidhje transitore në funksionimin e koalicionit dhe mendoj që e kemi gjetur atë zgjidhje, e cila do të bëhet e realizueshme në tërësi kur unë do të lirohem nga akuzat nga Gjykata Themelore në Prishtinë, dhe në anën tjetër Partia Demokratike do të përmbushë obligimin që e ka ndaj Partisë së Drejtësisë.

EO: Ju jeni i akuzuar në rastin “Stenta”. Si e vlerësoni këtë aktakuzë dhe  çka realisht pritni nga gjykimi ndaj jush?

Agani: Unë shpesh e kam thënë që në mënyrë të padrejtë jam ballafaquar me dy procese, së pari me një praktikë që edhe sot janë legjitime dhe zbatohen në Ministrinë e Shëndetësisë duke mos dashtë me fol asgjë keq për ministrin e aktual të Shëndetësisë, sepse ai është vetëm duke zbatuar ligjin dhe aktet nën ligjore, dhe unë mendoj se ai proces gjyqësor shumë shpejt do të dëshmoj pafajësinë time. Ky proces politik u inicua me veprime të një pjese të Partisë së Drejtësisë vetëm disa jave që më është ngritur akuza dhe ky vendim I KQZ-së ka dëshmuar edhe një herë se kjo akuzë defakto e thënë dëshminë e thënies së vjetër se e vërteta dhe drejtësia gjithmonë triumfojnë dhe kjo do të ndodh në procesin gjyqësor, i cili është në vijim e sipër.

EO: Pse ndodhen këto përçarje?

Agani: Unë mendoj që kanë qenë të s’forcume dhe mendoj që kanë qenë përçarje të cilat nuk kanë rezultuar nga një realitet i Partisë së Drejtësisë. Në zgjedhjet që kanë qenë në maj të vitit 2016 kanë qenë përmes 120 delegatëve, dhe nuk kemi pasur asnjë lloj debati për zgjedhjen e kryetarit të partisë dhe krejt pas dy jave më është ngritur aktakuza. E kemi pasur atë zhvillim të përleshjes në parti dhe ka qenë i mbështetur në synime tejet të ulëta dhe nuk u ka hije anëtarëve të Partisë së Drejtësisë, e aq më pak udhëheqësve. Megjithatë durimi, maturia dhe udhëheqësia e Partisë së Drejtësisë triumfojë, por e jona është që të unifikojmë radhët dhe t’i sqarojmë pozitat e tyre dhe t’u tregojmë që këto gjëra i rregullon ligji.

EO: Ju jeni të përfaqësuar në kuvend me një deputet dhe ajo është Labinotë Demi-Murtezi, e cila ka mbajtur një qëndrim neutral ndaj zhvillimeve të fundit në parti. Si e vlerësoni pozicionimin e saj karshi këtyre zhvillimeve?

Agani: Mendoj që deputetja Labinotë Murtezi-Demi ka pasur një qëndrim krejt parimor në këtë proces, ajo ka qenë deputete në Kuvendin e Kosovës dhe ka qenë e preokupuar në programin e Partisë së Drejtësisë në Kuvendin e Kosovës, dhe normalisht elektorati i partisë në vazhdimësi ka qenë në mbledhjet më të larta të Këshillit drejtues të partisë. Nuk ka marrë pjesë në mbledhjen e jashtëzakonshme që ne e quajmë, e që ka qenë vendimi i KQZ-së nuk ka marrë pjesë në të dhe me këtë e ka dëshmuar pjekurinë e saj politike. Dhe në periudhën e ardhshme do të luajë një rëndësi në unifikim brenda partisë, sepse siç thash jemi me një subjekt unik dhe e cila po integron në vete vlerat më sublime dhe vlerat kulturore dhe shoqërore. Mendoj që duhet të jetë më prezent në ndodhitë të cilat janë prezent dhe deputetja do të luajë rol qendror në këtë proces.

EO: Nëse do të ndodhin zgjedhjet e reja qendrore, a do të kandidoni për deputet?

Agani: Kjo është çështja e cila duhet të diskutohet në organet më të larta të partisë dhe kjo më së shumti i takon elektoratit të Partisë së Drejtësisë siç e keni pa që unë e kam dhënë fjalën time kur ka qenë në pyetje posti, unë e kamë dëshmuar që nuk jam peng i pozitës, e as i karriges dhe pa asnjë problem jam në gjendje të marrë përgjegjësinë time publike. Unë jam dëshmur dhe drejtësia duhet të kryej punën e vet pa u penguar, mirëpo kur është në pyetje përfaqësimi i interesave të elektoratit këtu kalojnë interesat e mijat personale dhe fjalën e fundit do të kalojë siç thash tek elektorati dhe Partia e Drejtësisë dhe duhet të jetë në pajtim me ato vendime të cilat vendoset të merren.

EO: Cili është qëndrimi i PD-së karshi temave aktuale, demarkacionit dhe asociacionit?

Agani: Shikoni, sa i përket asociacionit të komunave serbe unë mendoj që bëhet fjalë për një proces politik, i cili daton disa vite përpara. Janë disa obligime ndërkombëtare të cilat i ka marrë Kosova mendoj që ky asociacion duhet të themelohet ekskluzivisht mbi kornizën juridike të përcaktuar me vendimin e Gjykatës Kushtetuese, me kompetenca shumë të qarta jo ekzekutive. Pra një asociacion i komunave që do të kryejë rolin e asociacionit të komunave që ekziston aktualisht dhe që në asnjë mënyrë nuk guxon të nxjerr një nivel të tretë të pushtetit në vend. Ky është qëndrim i prerë dhe me këtë do të angazhohemi deri në fund. Sa i përket demarkacionit kuvendi i Partisë së Drejtësisë ka marrë vendim që demarkacioni me Malin e Zi është një çështje me rëndësi strategjike, me rëndësi shtetërore dhe me implikime të mëdha për Kosovën dhe në rrugën e saj evropiane dhe euroatlantike dhe se në këtë aspekt PD-ja duhet ta mbështet këtë proces në Kuvendin e Kosovës. Në rast se nuk arrihet konsensusi i duhur politik inkurajoj një vendimmarrje të përbashkët në këtë proces, i cili është shumë me rëndësi, atëherë kjo çështje të shkoj në Gjykatën e Arbitrazhit në mënyrë që të shkojë në nivele më të larta. Pra ky është qëndrimi jonë zyrtar si parti duke respektuar të gjitha qëndrimet e tjera që qëndrojnë në opinion dhe ajo që është më e rëndësishme në shtetndërtimin është konsolidimi i brendshëm, sepse kemi një luftë të ashpër kundër korrupsionit institucional në të gjitha nivelet, në të gjitha strukturat dukë bërë përpjekje sjelljen e investimeve të jashtme, për krijimin e vendeve të punës, krijimin e një perspektive më të mirë për të rinjtë, heqjen e vizave për qytetarët e vendit dhe nxjerrjen e Kosovës nga karantina, e cila na është plotësisht në mënyrë të padrejtë. Këto janë gjerat që na duhen të na preokupojnë, e që janë paralele që duhet t’i zgjidhim dhe në mënyrë konsesuale të punojmë së bashku në mënyrë që të kemi emërues sa më të denjë të këtyre çështjeve.

Intervistoi: Albulena Avdiu

Të ngjashme