Agani në Gjakovë, kërkon mbështetjen për kandidatët e PD-së

Prishtinë | 06 Qer 2017 | 12:26 | Nga

Partia e Drejtësisë, mbrëmë ka mbajtur tubim me qytetarët e Gjakovës, ku janë prezantuar dy kandidatët për deputetë nga kjo parti dhe është shpalosur programi politik për Zgjedhjet Parlamentare 2017.

Lideri i PD-së, në fjalën e tij drejtuar qytetarëve të Gjakovës tha se “Jemi në mesin e fushatës zgjedhore, jemi në një periudhë kohore, e cila ka rëndësi të veçantë për shtetin, zgjedhje këto të cilat po e pasojnë një periudhë përcaktimi të zhvillimeve politike veçanërisht këto dy vitet e fundit, kur janë pyetjet çështjet madhore të vendit që kanë të bëjnë me integrimet e shtetit tonë në strukturat evropiane dhe euro-atlantike që kanë të bëjnë me liberalizimin e vizave, lëvizjen e lirë të njerëzve.”

“Partia e Drejtësisë në këtë periudhë parazgjedhore ka vendosur që të radhitët në një koalicion, i cili qytetarëve të vendit iu premton një “Fillim të Ri”, një fillim të shtetit në baza me të shëndosha me të cilat është duke funksionuar,” u shpreh Agani para qytetarëve të Gjakovës.

Kryetari Agani theksoi se Partia e Drejtësisë, ka dhënë kontributin të fuqishëm në Ministrinë e Shëndetësisë dhe në Ministrinë e Mjedisit.

Kryetari Agani, kërkoi nga qytetarët e Prishtinës që t’i përkrahin dy kandidatët për deputetë në Kuvendin e Kosovës, Ardian Sejdiu me nr. 43 dhe Mejreme Uka me nr. 93, që këto dy personalitet me vullnetin tonë politik, me punën tonë t’i vendosim në Kuvendin e Kosovës, që programin e Partisë së Drejtësisë ta vendosim në Kuvend, Qeverisë së Kosovës t’i paraqesim vizionet tona programore.

Kandidati për deputetë në Kuvendin e Kosovës, Ardian Sejdiu, qytetarëve të Gjakovës, iu drejtua me një fjalim tha se “Partia e Drejtësisë meriton të ngritët mbi sferën politike, është parti që meriton t’i jepet mundësia të flet në Kuvendin e Kosovës, për faktin se me mençurin programore i barazon politikat e shtetit dhe natyrisht se e orienton shtetin drejtë politikave efikase.”

Më tej Sejdiu theksoi se “Kuvendi i Kosovës, domosdoshmërisht ka nevojë për Partinë e Drejtësisë, institucionet e Kosovës kanë nevojë për kuadro të PD-së, e për këtë do të mundohem të jem zë i fuqishëm, zë i qytetarëve të Kosovës.”

Ndërsa, kandidatja për deputet nga radhët e PD-së, Mejreme Uka, në fjalën e saj drejtuar qytetarëve të shumtë të Gjakovës u zotua se do të jetë zë i fuqishëm, për t’i mbrojtur vlerat e qytetarëve, vlerat kombëtare fetare, do të jem në shërbim të qytetarëve që të kenë një të ardhme më të mirë.

Fotografia e Partia e Drejtësisë (Official)

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme