Agani: Do ta vazhdojmë partneritetin me PDK-në

Prishtinë | 15 Maj 2017 | 23:34 | Nga

Kryetari i Partisë së Drejtësisë, Ferid Agani, ka thënë se është i mendimit ta vazhdojë partneritetin me Partinë Demokratike e Kosovës.

Ai ka thënë se janë në fazën përfundimtare të zyrtarizmit të koalicionit me PDK’në, por pritet vetëm konfirmimi i Këshillit Drejtues të PD’së.

Agani ka thënë për “Epoka e re” se nga bisedat që kanë pasur me zyrtarë të PDK’së, kanë kërkuar që PD’ja të jetë prijëse e proceseve në sektorin e shëndetësisë dhe atë të arsimit.

Ai ka theksuar se nëse PD’ja shkon në koalicion me PDK’në do të përfaqësohet me pesë kandidatë për deputetë të Kuvendit të Kosovës për zgjedhjet e 11 qershorit.

Agani ka thënë se koalicioni PDK-PD i ka të gjitha parakushtet të dalë fitues i zgjedhjeve të 11 qershorit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme