Agim Bahtiri i bashkohet Vetëvendosjes?

Prishtinë | 18 Maj 2018 | 16:14 | Nga

“Flirti” i kamotshëm i Agim Bahtirit me liderin e Vetëvendosjes, Albin Kurti, tashmë po merr epilog. Gazeta Express mëson se Agim Bahtiri do të kalojë së shpejti në Vetëvendosje.

Agim Bahtiri po ia kthen Kurtit ndihmën dhe përkrahjen e madhe që ai i bëri gjatë zgjedhjeve lokale nëntorin e kaluar. Nënkryetari i AKR-së ka vendosur që të kalojë krejtësisht në Vetëvendosje.

Express mëson nga burimet e sigurta se Bahtiri tashmë e ka ndarë mendjen për të ardhmen e tij politike. Ai do të jetë pjesë e Vetëvendosjes brenda pak ditëve.

Indikacione për një kalim të tillë, nënkryetari i AKR-së ka dhënë edhe më parë. Ai nuk ishte aspak i kënaqur kur shefi i tij, Behgjet Pacolli, u bë bashkë me PDK-në, AAK-në dhe Nismën për ta krijuar Qeverinë.

Deri në krijimin e koalicionit qeverisës, Bahtiri mohonte se partia e tij bashkëpunon me PDK-në, ndërsa ishte i interesuar për negociata me VV-në.

Bahtiri pati koalicion me Vetëvendosjen gjatë balotazhit në Mitrovicë. Kurti shihej krah tij gjatë gjithë kohës së fushatës, madje më shumë se sa që shihej me Shpend Ahmetin apo Qëndron Kastratin, të cilët gjatë zgjedhjeve ishin kandidatë të VV-së.

Ndërsa, pasi Bahtiri mori mandatin e dytë si kryetar i Mitrovicës, Kurti i shkonte për vizitë në komunë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme