Agim Bahtiri ju uron Ditën e Pavarësisë qytetarëve të Mitrovicës

Prishtinë | 16 Shk 2019 | 13:19 | Nga Ekonomia Online

Kryetari Bahtiri uron të gjithë qytetarët me rastin e 11-vjetorit të Pavarësisë

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, uron festën e pavarësisë të gjithë qytetratëve të Mitrovicës.

“Bashkë arritëm deri këtu dhe bashkë do të ecim tutje. Nuk do të lëkundemi dhe do të jemi të angazhuar me përkushtimin më të thellë që të forcojmë tiparet identitare të qytetit tonë i cili shumë shpejt do të jetë i bashkuar dhe të funksionoj si një komune e vetme. Bashkë do të jemi të motivuar në punët e mira që do ta rrisin mirëqenien tonë” ,tha Bahtiri.

Ja urimi i plotë i tij:

Kam nderin që si kryetar i Komunës së Mitrovicës, t’ju uroj 11-Vjetorin e Shpalljes së Pavarësisë së Kosovës. Data e 17 shkurtit 2008 do të mbetet përjetësisht në historinë e Kosovës, si kurorë e përpjekjeve shekullore të popullit tonë për liri, pavarësi, demokraci dhe dinjitet njerëzor.

Padyshim që të parët që duhen të nderohen dhe para të cilëve duhet të përulemi janë heronjtë, dëshmorët dhe martirët e lirisë, pa ndihmën dhe kontributin e të cilëve nuk do ishim këtu ku jemi. Mirëpo, para të gjithë neve mbetet detyrë parësore, angazhimi dhe puna në realizimin e plotë të idealit dhe synimeve të tyre për Kosovën e pavarur, të zhvilluar dhe me mirëqenie për qytetarë.

Të nderuar qytetarë të Komunës së Mitrovicës,

Bashkë arritëm deri këtu dhe bashkë do të ecim tutje… Nuk do të lëkundemi dhe do të jemi të angazhuar me përkushtimin më të thellë që të forcojmë tiparet identitare të qytetit tonë i cili shumë shpejt do të jetë i bashkuar dhe të funksionoj si një komune e vetme. Bashkë do të jemi të motivuar në punët e mira që do ta rrisin mirëqenien tonë.

Respekt e mirënjohje për të gjithë që sakrifikuan për idealet e shtetësisë e lirisë sonë!

Lavdi të rënëve të të gjithë brezave, në shërbim të ruajtjes e emancipimit të virtytit tonë të lirisë e atdhedashurisë!

Gëzuar, Dita e Pavarësisë së Kosovës!

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme