Agim Bahtiri kundër masës së ndalimit të qarkullimit: Një vendim i ngutshëm dhe i dëmshëm për ekonominë

Prishtinë | 13 Kor 2020 | 17:33 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Mitrovicës së Jugut, Agim Bahtiri, ka kundërshtuar masat e reja të Qeverisë kundër Covid-19, që përfshin ndalimin e qarkullimit nga ora 21:00 deri 05:00.

“Ky vendim nuk është adekuat për luftimin e koronavirusit COVID-19 dhe si i tillë më shumë do të sjellë pasoja se sa rezultate, pasi që kështu do të goditen shumë rëndë bizneset që operojnë në Mitrovicë, të cilat edhe ashtu janë të rraskapitura nga pandemia”, është shprehur Bahtiri.

“Pra, një vendim i ngutshëm si ky besoj që është i dëmshëm për ekonominë dhe jo produktiv për luftimin e koronavirusit COVID-19”.

“Pasi që jam jashtë Kosovës kam vendosur të kthehem urgjentisht dhe kam thirrur mbledhjen e Shtabit Emergjent Komunal për nesër në ora 17:00, ku së bashku do të dalim me qëndrim rreth kësaj çështje”.

Të ngjashme