Agim Bahtiri pritet t’i bashkohet Vetëvendosjes

Prishtinë | 21 Gus 2019 | 23:17 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, do t’i bashkohet Lëvizjes Vetëvendosje.

Burime të Gazetës Express kanë bërë të ditur se Bahtiri i cili aktualisht është anëtar i AKR’së së Behgjet Pacollit, këtë të premte do t’i bashkohet VV’së së Albin Kurtit.

Por, ai nuk do të aderojë i vetëm, bashkë me Bahtirin do të anëtarësohen edhe 600 aktivistë të rinj në Vetëvendosje, shkruan Gazeta Express.

Gjatë muajit maj të këtij viti Bahtiri e ka shoqëruar Albin Kurtin në tri komunat Veriore të Mitrovicës.

Bahtiri edhe më parë kishte konfirmuar se është larguar nga partia e Behgjet Pacollit.

Express më datë 25 korrik të këtij viti kishte pyetur të parin e Mitrovicës për koalicione të mundshme parazgjedhore, ai ishte përgjigjur se për këtë pyetje duhet të adresohemi të organet e AKR’së, duke e përjashtuar vetën e tij.

“Unë nuk merrem më me AKR’në, pyetni organet e AKR’së, jo mua”, kishte deklaruar Bahtiri.

E arsyeja pse ai nuk kishte pranuar të deklarohet ishte sepse sipas Bahtirit ai nuk ishte më pjesë e AKR’së.

“Unë nuk jam më me AKR’në, nuk jam më në partinë e Behgjet Pacollit”, ishte përgjigjur Bahtiri.

Të ngjashme