Agim Bahtiri thotë se VV-ja nuk e mbështeti, fajëson dhe mediet pse s’u bë kryetar

Prishtinë | 28 Mar 2022 | 22:39 | Nga Ekonomia Online

Agim Bahtiri është shprehur se nuk është mbështetur nga Lëvizja Vetëvendosje.

Bahtiri gjatë një interviste në një emision në RTV Dukagjin i është përgjigjur pyetjes nëse LVV e ka mbështetur në Zgjedhjet Lokale 2021.

“LVV nëse me kishte mbështetur do të isha kryetar”, ka thënë Bahtiri.

Bahtiri gjatë intervistës ka përmendur tre faktorët se pse ka humbur zgjedhjet në tetor të vitit të kaluar.

“Mediat janë faktori kryesor pse kam humbur zgjedhjet në Mitrovicë. Ka qenë hera e parë në histori që bëhet koalicioni parazgjedhor në raundin e parë, i cili është bërë nga kryetari i tanishëm me partitë e tjera, si dhe e treta kanë qenë disa grupe te caktume të VV që kanë reflketuar negativisht që nuk e kanë pas me mu personalisht, por thyerje brenda partisë sepse jom rrethuar nga njerëzit që ata nuk kanë dashtë dhe nuk më kanë votuar”, ka thënë Bahtiri.

Të ngjashme