Agim Bahtiri zyrtarisht në Vetëvendosje: Vendosa t’i bashkohem Albin Kurtit me gjithë forcën dhe shpirtin

Prishtinë | 23 Gus 2019 | 17:13 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Mitrovicës së Jugut, Agim Bahtiri, ka zyrtarizuar sot aderimin e tij nga AKR në Lëvizjen Vetëvendosje.

Kalimin e tij në këtë parti, Agim Bahtiri e paralajmëroi edhe ditë më parë, ndërsa shtoi se bashkë me të do të anëtarësohen në Vetëvendosje edhe 600 anëtarë të tjerë, njofton Klan Kosova.

”Këtë shërbim që ua bëra qytetarëve të mi, sot qytetarët e mi janë të barabartë me kryetarin e Kuvendit Komunal të Mitrovicës. Në emër të gjithë juve dhe të gjithë atyre që më kanë shkruar, ju falënderoj të gjithëve”.

”Jam falënderues nga të gjithë ata për qytetin e vet, për të ardhmen e fëmijëve dhe familjes së vet. Punën e përbashkët që e kemi bërë e kemi bërë të pamundur që dikush të sundojë jashtë ligjit, të bëjë krime që janë bërë më parë dhe të shantazhojnë biznise por dhe njerëz intelektual”.

”Sot e kemi Mitrovicën, si qyteti më stabil në gjithë Kosovën. Nga një Mitrovicë me gjemba, e tenka, nga njerëz që se kemi pasur lehtë fare të luftojmë me ta. Kam qenë i pamposhtur në luftën kundër të keqës, dhe do të jem deri në 2029 kryetar i Mitrovicës”.

”Falënderoj të gjithë bashkëpunëtorët e mi në Kuvendin komunal të Mitrovicës, të gjithë ata nga secila parti që i takojnë apo i kanë takuar”.

”Asnjëherë nuk kam pasur përkrahjen e qendrës për të mbrojtur një pëllëmbë të kësaj Mitrovice në të cilën janë shkolluar, arsimuar shumë njerëz me djersën e këtyre minatorëve dhe kjo është për të ardhur keq nga e gjithë Qeveria e Kosovës duke përfshirë edhe partinë së cilës i kam takuar”.

”Kjo më ka shtyr që të bëhem pjesë e kësaj partie të cilën e udhëheq një njeri, kur gjeta përkrahje shumë të fuqishme dhe mbështetje nga Albin Kurti. Ai më dha mbështetje mua për të më ndihmuar dhe orientuar në rrugën e drejtë që të mos gabojë në hap pa dije. Nuk ka pasur ditë më të vështira për kryetarin e Mitrovicës për t’ju ndarë territori. Ai që shkel gjakun e dëshmorëve, ai s’është njeri e shqiptar bash hiç”.

”Duke parë situatën e krijuar që vendi po shkon në zgjedhje, duke parë edhe të kaluarën e të gjitha partive, duke ditur vlerat e Albin Kurtit kam vendosur t’i bashkohem me krejt forcën dhe shpirtin tim për 24 orë në dispozicion të së drejtës dhe jo i vetëm por me tërë strukturën e AKR-së në Mitrovicë duke munguar vetëm  një njeri. Atë do ta bëjë me zemër bashkë me juve”.

”Albin Kurti do të jetë kryeministër i ardhshëm i Republikës së Kosovës. A e duan të gjithë apo jo është mendim i dikujt por ju garantoj se ky do ta udhëheq vendin me koalicion apo pa koalicion”.

”Ne jemi të hapur të bëjmë koalicion parazgjedhor vetëm me LDK-në për momentin, por me një kusht kryeministër Albin Kurtin. Dhe me një kushtëzim që Ministrinë e Drejtësisë dhe Punëve të Brendshme s’ka kush që e prekë, janë të Albin Kurtit”.

”Nuk ka kush që e mund Mitrovicën në krye me Agim Bahtirin, s’ka asnjë shans”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme