Agim Veliu i përgjigjet ashpër Vjosa Osmanit

Prishtinë | 08 Pri 2020 | 12:03 | Nga Ekonomia Online

‘Përplasjet’ mes dy bashkë-partiakëve, Vjosa Osmanit e Agim Veliut, u bënë më të theksuara pas mocionit të mosbesimit të ngritur nga vet partia e tyre për rrëzimin e qeverisë, e që Osmani doli kundër.

Por, pas deklaratave të mbrëmshme të krye-parlamentares se Veliu nuk duhet të ishte pjesë e qeverisë, pasi ishte kundër një koalicioni me LVV-në që nga fillimi, erdhi edhe reagimi i këtij të fundit.

Nënkryetari i LDK-së, tha për Gazeta Blic se nuk i komenton ‘video-mesazhet’ e çiftit Kurti-Osmani.

“Nuk i komentoj video-mesazhet. Për mua  ka qenë një video-mesazh, auto-intervistë. Video-mesazhet e Osmanit e Kurtit nuk i komentoj, edhe kur japin veç e veç edhe kur japin si çift Kurti-Osmani”,

Të ngjashme